Kapen 100 kg kokainë në portin e Xhenovas

Kapen 100 kg kokainë në portin e Xhenovas

Policia italiane ka sekuestruar në portin e Xhenovas rreth 100 kg kokainë të pastër. Kokaina është gjetur në një kontejner në anijen me flamur panamez dhe që vinte nga Amerika e Jugut.

Kontejneri frigorifer transportonte mallra ushqimorë për llogari të një shoqërie tregtimi me qëndër në territorin e Milanos.

Kokaina ishte e fshehur mes ushqimeve të ngrira në dy çanta të mëdha.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi rrugën ndërkombëtare të trafikut të kësaj sasie droge e destinacionin e saj final.

Policia italiane informon se gjatë ditëve në vijim do të ekzaminojë në detaje të gjitha ndalesat detare të këtij kontejneri  deri në mbërritjen e tij në portin e Xhenovas.

Nuk përjashtohet se destinacioni final i kësaj lënde narkotike të jetë tregu i shitjes në Milano.

EMISIONET