Kaosi i qarkullimit në Lezhë, lëvizja dhe parkimi në qytet, mision i vështirë

Kaosi i qarkullimit në Lezhë, lëvizja dhe parkimi në qytet,

Të qarkullosh me makinë nëpër Lezhë ose të gjesh një vend parkimi nëse nuk e njeh qytetin, nuk është diçka e lehtë.

Problematikat janë të theksuara në zonën qëndrore të qytetit, për shkak të tendencës për të qëndruar e parkuar në këtë zonë.

Kaotike është situata edhe brenda lagjeve.

Trotuaret zaptohen nga automjetet, ndërsa qytetarët lëvizin në rrugë.

Rrugë e kryqëzime të papërshtatshme dhe mungesë të theksuar sinjalistike janë shqetësimet kryesore për Policinë Rrugore, e cila siç pranon drejtuesi i sektorit, ka mungesë efektivësh për të mbuluar çdo zonë.

Adriatik Huti: "Lezha është një qytet që numrin e rrugëve brenda për brenda qytetit i ka jo relativisht të mëdhaja për të krijuar hapësira për qarkullim, me kryqëzime që lënë për të dëshiruar me mënyrën që janë ndërtuar."

Problematikat i njohin edhe në bashkinë e Lezhës, ku ënkryetarja Alfrida Marku, thotë se së shpejti do të ndërhyjë për rivendosjen e sinjalistikës, por kërkon edhe mbështetjen e policisë rrugore

Alfrida Marku: "Jemi në prag të sezonit turistik dhe do të ketë një rritje të fluksit të automjeteve në qytet. Dhe këtu kemi bashkim të kompetencave. Është Policia Rrugore ajo që duhet të ndërhyjë në mënyrë korrekte për menaxhimin e fluksit në shtim të automjeteve."

Përgjatë sezonit turistik, nunmri i mjeteve që qarkullojnë në lezhë, trefishohet dhe kjo bën që edhe problematikat të jenë më të theksuara nëse institucionet dhe qytetarët nuk bëjnë pjesën që u takon.

EMISIONET