Kaos në Betlehem pas vendimit të Trump

Kaos në Betlehem pas vendimit të Trump

Gjatë gjithë ditës së sotme janë zhvilluar trazira në Betlehem, të cilat shpërthyen pas deklaratës së presidentit amerikan se do të njihte Jerusalemin si kryeqytet të vendit. 

Protestuesit janë përplasur me oficerët e policisë, ndërsa dëgjohet krisma dhe zhurma të forta. Si palestinezët ashtu edhe izraelitët kanë pretendime territoriale për qytetin e shenjtë të tri feve hyjnore në botë. Bashkësia ndërkombëtare ka rënë dakord më parë që të krijohen dy shtete të veçanta.

Trump mësohet se u ka bërë të ditur si izraelitëve ashtu edhe arabëve se do të njihte Jerusalemin si kryeqytetin hebre, përpara se ta njoftonte atë zyrtarisht.

Megjithëse vendimi është marrë në vitin 1995, prej më shumë se 20 vjetësh nuk u zbatua në praktikë.

Liderët palestinezë kanë bërë thirrje për tre "ditë zemërate" në shenjë proteste dhe Departamenti i Shtetit i SHBA lëshoi gjithashtu një paralajmërim udhëtimi për në Bregun Perëndimor dhe Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Shumica e vendeve - përfshirë Rusinë, Kinën dhe Australinë - kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Mbretëria e Bashkuar ka zyra të ambasadës në Tel Aviv dhe në Lindjen e Jerusalemit.

Kritikët besojnë se vendimi do të shkaktojë ngërç në përpjekjet për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve.



EMISIONET