Kaos me transportin publik në Hong Kong para grevës së përgjithshme në qytet

Kaos me transportin publik në Hong Kong para grevës së

Protestuesit në Hong Kong kanë dalë në rrugë në një përpjekje për të paralizuar shërbimet e transportit, përpara një greve që do të mbahet në mbarë qytetin më vonë gjatë ditës së sotme (5 gusht).

Vonesa u regjistruan në hekurudhat e transportit masiv ndërsa pati përleshje midis udhëtarëve dhe aktivistëve që u përpoqën të ndalonin trenat të largoheshin.

Në aeroport, më shumë se 200 fluturime u anuluan pasi autoritetet paralajmëruan pasagjerët për ndërprerje të mundshme.

Ky zhvillim pason fundjavën e nëntë radhazi të protestave në Hong Kong.

Në një konferencë për shtyp të hënën, udhëheqësi i qytetit Carrie Lam tha se "ndërprerjet e gjera në emër të kërkesave të caktuara kanë minuar seriozisht ligjin dhe rendin e Hong Kongut, dhe po e shtyjnë qytetin tonë ... në prag të një situate shumë të rrezikshme".

Çfarë është planifikuar për ditën e hënë?

Protesta janë planifikuar në të gjithë qytetin dhe sipas organizatorëve të grevës më shumë se 14,000 njerëz nga 20 sektorë kanë njoftuar se do të marrin pjesë.

Punëtorët nga sektorë si shërbimi civil - për të cilët është urdhëruar të jenë politikisht neutral - thuhet se kanë pranuar të marrin pjesë.

Nëpunësit civilë ishin ndër ata që morën pjesë në demonstratat që filluan të premten dhe vazhduan gjatë gjithë fundjavës.

EMISIONET