Kanos një shtetas dhe aksidentohet gjatë arratisë, arrestohet i riu në Elbasan

Kanos një shtetas dhe aksidentohet gjatë arratisë, arrestohet i

Një 25-vjeçar u arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shoku i tij me akuzën e kanosjes.

B.H banues në Elbasan së bashku me A.B., 19 vjeç,  banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me sende të forta shtetasin A.Ll. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël.

Shtetasi B.H më pas është larguar  nga  vendngjarje me mjetin e tij  dhe në lagjen "5 Maji" Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës.

Gjatë shoqërimit për në polici, shtetasi B.H  ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

EMISIONET