Kandidati i ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet presidenciale në Brazil

Kandidati i ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet presidenciale në

Politikani i të djathtës ekstreme Jair Bolsonaro arrit një fitore gjithëpërfshirëse në zgjedhjet presidenciale të Brazilit.

Ish-ushtaraku arriti të sigurojë 55.2% të votave përballë 44.8% që arriti kundërshtari i majtë Fernando Haddad i Partisë së Punëtorëve.

Zoti Bolsonaro është zotuar të luftojë krimin dhe korrupsionin, ndërkohë që skandalet e fundit në politikën e vendit e ndihmuan atë të shtojë popullaritetin.

Kritikët e tij janë shprehur të shqetësuar për lëvdatat që Bolsonaro i ka bërë ish-diktatorit brazilian, si dhe për qëndrimin e tij ndaj racizmit, grave dhe homoseksualëve. Në vitin 2015 ai i tha një ligjvënëseje se ajo ishte shumë e shëmtuar për t’u përdhunuar.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të flirtojmë me socializmin, komunizmin dhe populizmin e majtë”, theksoi ai gjatë fjalimit të partë si president i zgjedhur, që do të marrë funksionet për një mandat katërvjeçar në janar.

Mbështetësit e shohin zotin Bolsonaro si një politikan që do të sjellë ndryshime radikale, pasi për katër mandate vendi është qeverisur nga e majta.

EMISIONET