Muaji gusht do t’i shërbejë Edi Ramës dhe Ilir Metës për të reflektuar mbi listën e kandidatëve për Gjykatës Kushtetuese.

Të mërkurën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të shqyrtojë 14 kandidaturat dhe në fillim të muaji të gushtit, Ardian Dvorani do t’i dorëzojë Parlamentit dhe Presidentit renditjen sipas vlerësimit të KED.

Ardian Dvorani: "Nëse ne në fillim të gushtit përcjellim renditjet përkatëse tek Presidenti dhe Kuvendi ata duhet brenda një muaji të përfundojnë procedurën e tyre. Nëse vlerësojnë të mos shprehen me vendimmarrjet perkatese Kushtetuta parashikon dhe mekanizmin që nuk e bllokon procesin"

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të presë edhe vendimin e KPA-së për kandidaten e Kushtetueses Valbona Bajon.

Meta dhe Rama do të zgjedhin nga 3 anëtarë secili ndërsa 3 anëtarët e tjerë të Kushtetutës do të varen nga ngritja e Gjykatës së Lartë, e cila sipas pritshmërive të Këshilli të Lartë të Gjyqësorit në Shtator nis plotësimi i tij.

/Ora News.tv/