32 % e sëmundjes së kancerit te gratë, e zë kanceri i gjirit. Mjekët kërkojnë vendosje të trajnimeve të specialistëve me standardet evropiane të trajtimit, ndërsa apelojnë që të mos lejohet kushdo që te fusë duart te kanceri i gjirit.

Kanceri i gjirit është ndër më të shpeshtit që prek gratë. Rreth 32% e zë kjo sëmundje, e cila mbetet një degë që nuk ka zënë qetësi. Por mjekët këmbëngulin se trajnimi i specialistëve të kësaj fushe me standardet më të reja të trajtimeve është një domosdoshmëri.

Arben Kuçani: Unë mendoj që spitalet tona akoma nuk ekzistojnë standardet. Shifrat e stome nuk tregojnë qe heqja shpëton njeriun. Heqja në kohën e duhur shpëton një femër nga kanceri i gjirit. Trajtimi me të gjitha standardet, me të gjitha medikamentet e reja që po vijnë shpëton jetën e grave.

Mjeku kirurg Arben Kuçani, i cili prej vitesh punon në Austri tregon madje edhe një nga rastet kur kanceri nuk është diagnostikur edhe pasi pacienti ka shkuar te imazheristi.

Arben Kuçani: Për fatin e keq kam pasur këtu femra që kanë qenë dy muaj te një imazherist, i cili i ka thënë çdo gjë në rregull, dhe vijnë tek unë  dhe unë gjej një kancer 2 cm të madh. Kjo nuk ka të bëjë me pacientët, pacienti e ka bërë punën e vet. Ka ardhur dhe ka thënë kam një shqetësim. Tani është puna jonë.

Mjeku apelon që shteti të ndihmojë mjekët specialistë të onkologjikut që të marrin specializime të sjellin standardet dhe të mos lejohet kushdo që te fusë duart te kanceri i gjirit.

/Ora News.tv/