Tiranë - "Sikur gratë t'i kushtonin gjinjve të tyre po atë vëmendje që kanë burrat për to, do të jetonin më mirë!" – Ky është një apostulat i deputetes demokrate Majlinda Bregu, e cila kërkon të tërheqë seriozisht vëmëndjen e vajzave dhe grave për t’u mbrojtur nga një sëmundje e përhapur jo pak, kanceri i gjirit. “Tetori është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, - shkruan Bregu në Fb. - Me Forumin e Gruas së PD-së ishim në Spitalin Amerikan, i cili po mbështet fushaten e LDGSH-së për të mundësuar falas kontrollin e mamografisë për gratë kryefamiljare dhe ato të pushuara nga puna, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar vizitat mjekësore.” ar.sh/Oranews.tv

/Ora News.tv/