Kanadaja një hap para drejt legalizimit të marijuanës

Kanadaja një hap para drejt legalizimit të marijuanës

Një pengesë legjislative është kaluar në Kanada, e cila po bën hapa para drejt legalizimit të kanabisit.

Senatorët kanadezë kaluan ligjin mbi kanabisin me 56 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim pas studimit të projektligjit për gjashtë muaj.

Kryeministri Justin Trudeau ishte i vendosur për të legalizuar marijuanën këtë verë.

Kanadaja do të jetë kështu vendi i parë i G7-s që lejon përdorimin e drogës. Përdorimi medicinal i saj është lejuar me ligj që në vitin 2001.

Votimi i së Enjtes pritet të kalojë në parlament, ku deputetët do të vendosin nëse do të pranojnë amendamentet e shtuar në legjislacion nga Senati.

Votimi pritej të mbyllej dhe qeveria Trudeau bëri përpjekje për të siguruar mbështetje, duke siguruar senatorët se do të konsideronte shqetësimet e tyre mbi ligjin.

Kjo përfshinte angazhimin e më shumë burimeve për shërbimet e shëndetit mendor dhe të varësisë për vendasit në Kanada.

EMISIONET