Kanabis në pemtari, pranga 37-vjeçarit nga Vlora

Kanabis në pemtari, pranga 37-vjeçarit nga Vlora

Një 37-vjeçar nga Vlora është arrestuar për kulitivim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se në pranga u vu E. B., 37 vjeç, banues në fshatin Vezhdanisht, Vlorë.

"Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Vezhdanisht, pranë pemtarisë së këtij shtetasi, Policia ka konstatuar të mbjella disa fidanë të dyshuara si cannabis sattiva", thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

EMISIONET