Disa nga klubet kryesore të Kategorisë Superiore kanë zgjedhur Turqinë për të kryer fazën përgatitore të dimrit, kjo edhe për shkak të kushteve të përshtatshme për të kryer seancat stërvitore.

Këtë vit skuadra si Kamza, Luftëtari, Skënderbeu, Partizani dhe Flamurtari ndodhen në Turqi, ndërsa kanë zhvilluar dhe takime miqësore me skuadra të njohura të kampionatit turk.

Ditën e sotme, Kamza zhvilloi takimin e dytë në tokën turke, ku përballë kishte skuadrën e Alaniaspor.

Takimi u fitua me rezultat 1 me 0 nga vendasit ndërsa burime për "Ora News" thonë se drejtuesit e skuadrës turke kanë kërkuar informacione për mesfushorin e talentuar të Kamzës, Anxhelo Mumajesi.

20 vjeçari është kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën e Ramadan Ndreu-t, me teknikun që e ka aktivizuar Mumajesi-n deri në këtë pikë të sezonit 14 herë.

/Ora News.tv/