Kamza mund të quhet padyshim surpriza e këtij kampionati dhe rivalja kryesore e Skënderbeut për titullin kampion.

Kryeqytetasit munden me rezultatin minimal 1-0 Teutën, me durrësakët që luajtën thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë me një lojtarë më pak, pas kartonit të kuq të mesfushorit Dediç.

Kamzalijtë dhanë sinjale që kishin udhëtuar drejt Durrësit për një rezultat pozitiv që në minutat e para të takimit, me Ymeraj që tentoi nga larg kuadratin por topi i goditur nga mesfushori përfundoi shumë larg portës së mbrojtur nga Kastrati.

Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu e gjeti golin me anë të një predhë të Stefan Raçiç, me topin që u ndal vetëm në rrjetë, duke kaluar në avantazh miqtë në minutën e 26-të, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Kjo fitore e ngjet Kamzën në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Teuta pozicionohet e 7-ta me 15 pikë.

/Ora News.tv/