Kamza përforcon mbrojtjen, vjen nga Drita

Kamza përforcon mbrojtjen, vjen nga Drita

Arbër Shala është futbollisti më i ri i Kamzës.

Mbrojtësi i lindur në Orahovac vjen në formulën e huazimit nga Drita e Gjiilanit.

Kjo nuk është hera e parë që 27 vjeçari zbret në Kategorinë Superiore, pasi mes viteve 2016-2018 është aktivizuar me Laçin, ku ka zhvilluar 41 ndeshje për kurbinasit, duke mos arritur të gjej rrugën e rrjetës.

Gjatë karrierës së tij, Shala ka veshur fanellën e Gjilanit, dy herë dhe të Hajvalisë.


EMISIONET