Kamza befason Kukësin, Sukaj rikthen Vllazninë tek 3-pikëshi

Kamza befason Kukësin, Sukaj rikthen Vllazninë tek 3-pikëshi

Rezultate surprizë në dy takimet e programuara për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Në "Zeqir Ymeri" Kamza ka befasuar Kukësit, duke i mundur minimalisht 1 me 0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Rezi në minutën e 69-të. Pas pësimit të golit, verilindorët tentuan të reagojnë dhe në minutën e 81 ishin shumë pranë golit, por goditja e Donet Shkodrës u stampua në shtyllë.

Pas kësaj fitoreje Kamza ngjitet në kuotën e 29-të pikëve, aq sa Kukësi.

Vllaznia është rikthyer tek fitorja pas 3 takimesh. Kuqeblutë mundën pastër 2 me 0 Lushnjën.

Të dy golat u shënuan në fraksionin e dytë, dhe kishin autor Xhevahir Sukaj. Me këtë fitore Vllaznia del përkohësisht nga zona e ftohtë, me 18 pikë, +1 nga Teuta që pret në 17:00 Luftëtarin.

EMISIONET