Kampioni në fuqi i MotoGP, Marquez: Ky sezon do jetë emocionues

Kampioni në fuqi i MotoGP, Marquez: Ky sezon do jetë emocionues

Ditën e diel, në Katar zhvillohet gara e parë sezonale në MotoGP, ndaj piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez kërkon ta nisë mbarë kampionatin, ku i duhet të mbrojë titullin kampion bote.

"Kemi provuar motorin ditët e fundit në pistën e Losail dhe e dimë që në këtë pistë janë disa pilotë të shpejtë. Kjo është gara e parë sezonale, ndaj të dielën gjithçka mund të ndodhë dhe gara do të jetë emocionuese.

“Kemi punuar fort gjatë testeve dimërore dhe tani është koha për të nisur sfidën e vërtetë. Gjatë testeve në Losail u përpoqëm që të ndërtojmë motorin e duhur për ta fituar këtë garë”,-tha Marquez.



EMISIONET