Kampionët maten me nivelin e tyre, Partizani zyrtarizon miqësoren e parë

Kampionët e Shqipërisë, Partizani do të zhvilloj të dielën testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve që po zhvillojnë në Slloveni.

Të kuqtë e drejtuar nga Franko Lerda do të kenë përballë kampionët e Bosnjë Hercegovinës, Sarajevo takim i cili do të luhet në orën 18:00.

Kjo do të jetë takimi i parë i Lerda në pankinën e të kuqve, me të cilët do të kërkojë të vijojë suksesin e arritur në sezonin që u mbyll dhe pse jo, të sigurojë kalimin e raundeve në Champions League.


EMISIONET