Kampet e refugjatëve, Tajani: Nuk ndërtohet asgjë pa dakordësinë e Shqipërisë

Kampet e refugjatëve, Tajani: Nuk ndërtohet asgjë pa

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, është shprehur se asnjë kamp refugjatësh nuk do të ndërtohet në Shqipëri, në rast se nuk ka një dakordësi me Tiranën. I pyetur nga gazetarja e Ora News, Alba Kepi, zyrtari i lartë i Brukselit e pranoi se është diskutuar ideja e ndërtimit të strukturave të tilla në Ballkan, por deri më tani nuk ka asnjë vendim. Gjithashtu, ai qartësoi se për të ngritur të ashtëquajturat hot-sporte, është e nevojshme të ketë një marrëveshje me vendet pritëse.

Tajani: Është e vërtetë, që është diskutuar për ngritjen e kampeve të refugjatëve apo të platformave për të identifikuar e dalluar emigrantët nga refugjatët në korridorin e rrugës ballkanike apo në veçanti në një nga vendet ballkanike. Është e vërtetë që është folur, por nuk është marrë asnjë vendim. Për të ngritur këto kampe apo platformat hot spot duhen bërë në sintoni me vendin ku do të ngrihen, Pra nuk mund të ngrihen nëse nuk ka një marrëveshje me Shqipërinë apo me cdo vend tjetër qoftë. Natyrisht që marrëveshja e arritur me Turqinë ndihmon në reduktimin e fluksit të emigrantëve, por nëse është e nevojshme ne duhet të ngrejmë një kamp emigrantësh në një nga vendet e Ballkanit, por që duhet të vendosim se në cilin prej tyre e në marrëveshje të plotë me të."

Sa i takon procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Tajani nënvizoi se në këtë aspekt ka vonesa. Ai tha gjithashtu se personalisht ka qenë gjithmonë favorizues për procesin integrues të vendit tonë. Megjithatë, Tajani kërkoi vazhdimin e progresit për të respektuar edhe kriteret e Kopenhagenit.

Presidenti i Parlamentit Evropian foli edhe për qëndrimet e Italisë në raport me krizën e emigrantëve, duke deklaruar se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje. Gjithsesi, sipas Tajani, qeveria italiane nuk duhet ta mbajë e vetme përsipër barrën e azil-kërkuesve, pasi për këtë çështje kërkohet një zgjidhje në nivel evropian.

EMISIONET