"Kamperi i dashurisë" shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit

"Kamperi i dashurisë" shkatërrohet banda shqiptare e

Policia italiane e komunës së Rivolit në provincën e Torinos në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptare dhe ka arrestuar 5 shqiptarë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe favorizimit të emigracionit klandestin.

5 shqiptarët e arrestuar, të moshës  30-32 vjeç detyronin 15 vajza me kombësi shqiptare, rumune e moldave të punonin si prostituta në kampera të parkuara enkas në rrugën që lidh komunën Rivoli me komunën Gruliasco të Torinos si dhe në zona rezidenciale në këto dy qyteza.

Vajzat ishin kthyer në skllave pune të kësaj bande e secila prej tyre kontrollohej nga larg, nga anëtarë e saj. 5 shqiptarët vendosnin mbi pagesën, kohën dhe vendin e ushtrimit të prostitucionit. Paratë e fituara shkonin të gjitha në duart e bandës.

Për policinë italiane 15 vajzat kanë rrëfyer se janë gënjyer duke u nisur nga Shqipëria e Moldavia me premtimin e një pune si bariste por sapo kanë mbërritur në Torino kanë përfunduar në duart e 5 shqiptaëve të cilët i detyruan të punonin në rrugë si prostituta.

Sa herë janë rebeluar duke mos pranuar të punonin si prostituta, 5 shqiptarë kanë ushtruar ndaj tyre një dhunë të rëndë  fizike.

EMISIONET