Një Range Rover i ri dhe një Jaguar me vlerë qindra mijëra dollarë janë shkatërruar pasi një kamion që po i transportonte u përplas në një urë hekurudhore.

Ngjarja ndodhi kur kamioni i ngarkuar me makinat luksoze, disa prej tyre ende të mbështjellura me qese, tentoi të kalonte poshtë urës. 

Por lartësia e makinave ishte aq e madhe, saqë ura i shkatërroi plotësisht pjesën e tavanit.

Fotot tronditëse, afër stacionit hekurudhor të Perth, tregojnë 4 Range Rover, duke përfshirë dhe Velar-in e fundit me vlerë 44.250 paund, me tavanin e shqyer plotësisht.

 

/Ora News.tv/