Policia e Fierit raporton se mëngjesine  ditës së sotme, 2 maj 2019 në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Kthesa e Levanit".

Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Foto Ilustruese

/Ora News.tv/