Kamëz, polici humb ndjenjat para KZAZ

Një efektiv i policisë bashkiake, Rasim Hoxha është dërguar me urgjencë në spital pasi ka rënë pa ndjenja pak minuta pasi policia hodhi gaz lotsjellës, për të zbrapsur turmën që theu derën e shkollës "Ibrahim Rugova" ku ndodhet KZAZ nr 27.

RTV Ora përcolli live momentin kur qytetarët u përpoqën të japin ndihmën e parë. Më pas polici u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Çfarë po ndodh në Kamëz?

Situatë e tensionuar para KZAZ nr 27 në Kamëz. Bashkia urdhëron lirimin e ambienteve të shkollës "Ibrahim Rugova" ku ndodhet KZAZ, nr 27 në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta i cili anulon  30 qershorin si datën e zgjedhjeve. Ndërkohë këto ambiente po ruhen nga policia. 

Ora 10: 30-  Policë me maska antigaz në fytyrë kanë bllokuar derën ndërsa mbështetësit e opozitës janë zbrapsur në anën tjetër të rrugës.


 


EMISIONET