Kamerat kapin ekzekutorin e çiftit në Shkodër, pa maskë, qëlloi 23 herë

Të paktën dy persona morën pjesë në vrasjen e  ish policit Boran Berçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, ngjarje e regjistruar të dielën në Shkodër, motivet e të cilës mbeten ende të panjohura. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, por Ora News mëson se cilësia e filmimit nuk është cilësore, ndaj identifikimi mund të jetë i vështirë. Çifti u qëllua me 23 plumba në makinën e tyre ku ndodhej edhe djali rreth 2 vjeç që fatmirësisht nuk mori lëndime.Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 minuta pas mesnate dhe u zbulua vetëm 5 orë më pas.

Vrasja e ish-policit Boran Berçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci ende nuk ka autor, ndërsa motivet mbeten të panjohura.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar se në atentatin ndaj çiftit morën pjesë të paktën dy persona.

Ka qenë ora 01.30 minuta e së dieles, kur 30 vjeçari dhe gruaja 25 vjeçare janë qëlluar me 23 plumba brenda mjetit të tyre tip "Benz" me një armë automatike me silenciator, prodhim gjerman M5P, ku një karikator mban 30 fishekë.

Autori është afruar në këmbë tek makina. Fillimisht ka qëlluar në kokë e trup 30 vjecarin dhe më pas gruan, duke i lënë të vdekur në vend, siç tregojnë keto foto.


Ata u sulmuan në oborrin e pallatit ku jetonin, ndërsa në makinë bashkë me ta ishte edhe fëmija rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, por mbeti në makinë për rreth 5 orë me prindërit e vrarë.

Kamera e sigurisë brenda zonës ku ndodhi krimi ka filmuar skenën dhe sipas po të njëjtave burime, autori nuk ka qënë i maskuar, por cilësia e dobët e pamjeve e bën të pamundur identifikimin ndaj video është dërguar për ekzaminim në kryeqytet.

Autori ëstë pritur në rrugën kryesore nga një tjetër bashkëpunëtor që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Disa kilometra më tutje në by pass-in e qytetit duke shfrytëzuar errësirën, kanë djegur makinën tip "Benz" dhe armën e krimit dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Numri i shasisë së mjetit pritet të ndihmojë në gjetjen e poseduesit të saj thonë ekspertët e policisë.

Deri më tani në komisariatin e Shkodres ka patur mbi 20 shtetas të shoqëruar për tu marrë në pyetje mbi këtë vrasje, mes të cilëve edhe familjarë të viktimave, nëse kanë dijeni për ndonjë konflikt apo shqetësim që mund ti kenë shprehur të afërmit.

Boran Berçama e Silvi Ndoci u përcollën këtë të hënë në banesën e fundit mes lotëve dhe dhimbjes së familjarëve, miqve dhe qytetarëve të Shkodrës.

Askusht nga familjarët nuk pranuan të flasin për ngjarjen e rëndë motivet e të cilës mbeten mister

Për këtë vrasje kërkoi hetim të thelluar numri një i policisë së shtetit Ardi Veliu i cili ishte të dielen pasdreke në Shkoder ku u takua me drejtorin vendor Vehbi Bushati.



 

 

EMISIONET