Kamerat filmojnë burrin duke bërë veprimin e pazakontë!

Kamerat filmojnë burrin duke bërë veprimin e pazakontë!

Një 33-vjeçar është filmuar në kamera duke lëpirë zilen e derës së një shtëpie në Kaliforni dhe duke urinuar në kopsht.

Policia e ka identifikuar si Roberto Arroyo dhe ka treguar se ai ka kaluar tre orë rreth shtëpisë së çiftit Sylvia dhe Dave Dungan. Ata ishin jashtë qytetit gjatë incidentit, por fëmijët e tyre ishin brenda duke fjetur gjumë.

Ata vunë re se diçka nuk shkon kur u zgjuan nga alarmet e sistemit të sigurisë, i cili njofton pronarët sa herë ka lëvizje të çuditshme para shtëpisë.

"Ju mund të qeshni me këtë, pasi ai teknikisht nuk bën asgjë tjetër. Ky veprim përforcon faktin se është e rëndësishme të kesh siguri brenda shtëpisë", tha Dave.

Ai pohoi se i ndërruan bravat e dyerve pas incidentit. Ndërkohë besohet se të njëjtin veprim, Roberto e ka bërë dhe në një shtëpi tjetër. Ndërkohë është në kërkim nga policia.

EMISIONET