Kamer Qaka gjen akordin, firmos për 5 vite me Steaua Bukuresht

Kamer Qaka gjen akordin, firmos për 5 vite me Steaua Bukuresht

Kamer Qaka do të jetë futbollisti më i ri i Steaua Bukuresht. Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe që aktivizohet tek Politehnica Iasi ka gjetur akordin me skuadrën e kryeqytetit rumun, ku ka nënshkruan një marrëveshje pesëvjeçare.

Lajmi është konfirmuar vetë nga Qaka që është nisur me aeroplan drejt Bukuresht-it dhe të mërkurën në mëngjes do zyrtarizoi gjithçka.

"Unë do të kontrolloj mjekësor nesër në mëngjes kështu që kjo është 100% e detyrueshme. Nëse avioni nuk rrëzohet sonte, do firmos. Unë kam nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

"Ata kanë një histori të madhe, shpesh duke luajtur në Ligën e Kampionëve. Ky është një hap i madh për karrierën time dhe gjithashtu më të mirën e karrierës sime.

"Kam pasur një ofertë nga Real Zaragoza, por nuk është afër Bukureshtit",-tha Qaka, i cili beson se tranzicioni është rezultat i një pune të vështirë.

Këtë sezon, Qaka ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar dy gola në mesfushë në Iasi. Transferimi i Qaka-s do i kushtoj rreth 4.3 milion euro arkave të klubit të Steaua.

EMISIONET