Një natë e kaluar në shoqërinë e prostitutave indoneziane i ka kushtuar shtrenjtë katër anëtarë të kombëtares japoneze në basketboll për meshkuj janë dëbuar nga grumbulli i ekipit.

"Ky veprim shkeli kodin e sjelljes të ekipit kombëtar ... dhe kjo tradhtoi pritjet e qytetarëve japonezë," tha shefi i delegacionit japonez Yasuhiro Yamashita në një konferencë shtypi të hënën. "Si shefi i delegacionit, ndjej shumë keqardhje dhe kërkoj falje thellë nga thellësia e zemrës".

"Unë do të doja të kërkoj falje për publikun japonez, JOC dhe të gjithë ata që mbështetin basketbollin për këtë incident ",- tha shefi i basketbollit të Japonisë Yuko Mitsuya, duke shtuar se dënimi për aktet e pakujdesishme të lojtarëve do të vendoset më vonë.


Yuya Nagayoshi, 27 vjeç, Takuya Hashimoto, 23 vjeç, Takuma Sato, 23 vjeç, dhe Keita Imamura, 22 vjeç, u nisën nga Xhakarta të hënën në mëngjes për t'u kthyer në Japoni. Ngjarja ndodhi javën e kaluar, ku atletët kishin darkuar në një restorant japonez dhe më pas e kishin kaluar natën nën shoqërinë e disa vajzave indoneziane dhe ku më pas i kishin dhënë para për kryerjen e shërbimit.

/Ora News.tv/