Kalojnë Tottenham e Real, Sevilja "arrin" Liverpul në frymën e fundit

Kalojnë Tottenham e Real, Sevilja "arrin" Liverpul në

Emocione, gola dhe shumë rezultate surprizë, siç di t’i sjellë vetëm kompeticioni i Uefa Champions League.

Tottenham  përmbysen disavantazhin e pjesës së parë, në 45 minutëshin e dytë  në Signal Iduna Park përballë verdhezijve të Dortmund.

Golat e Hary Kane dhe Heung-Min Son zhvlerësuan golin e gabonezit Pierre-Emerick Aubameyang, duke siguruar vendin e parë në grupin H, ndërsa gjermanët rrëzikojnë eleminimin nga kompeticionet europiane, pasi ndajnë vendin e 3 e të 4, me pikë të barabarta me Apoelin, që u mund në Nikosia me rezultatin tenistik, 6-0 nga Reali i Madridit. Për spanjollët shënuan Ronaldo dhe Benzema nga 2 herë, me Modriç dhe Nacho që kompletuan goleadën.

Plot 6 gola u realizuan edhe në “Roman Sanchez Pizjuan”, nga tre gola për secilën skuadër, me Sevilja dhe Liverpul që ndanë nga një pikë me njëra-tjetrën.

Napoli ka arritur një fitore jetike 3-0 përballë Shakhtar Donetsknë grupin F, duke arritur të ngushtojë në -3 pikë diferencën me ukrainasit që u dorëzua përballë të besuarve të Sarrit.

Lajpzig i ka dhënë një shuplakë të fortë skuadrës së Monakos, me gjermanët që fituan me rezultatin 4-1, përballë francezëve që i dhanë “lamtumirë” kampeticioneve europiane.

Fitore sa për statistikë arriti dhe Manchester City që mundi minimalisht 1-0 Fejnordin.

EMISIONET