Kaloi 43 vite në karrige me rrota pas diagnozës së gabuar

Kaloi 43 vite në karrige me rrota pas diagnozës së gabuar

Një burrë që shpenzoi 43 vite në një karrige me rrota për shkak të një diagnose të gabuar mjekësore më në fund po ri-mëson të ecë në të 50-tat e tij.

Kur portugezi Rufino Borrego ishte 13 vjeç, u diagnostikua nga një spital në Lisbonë se kishte sëmundje muskulore tek këmbën, që sipas mjekëve ishte e pakurueshme.

Pas këtij lajmi të keq ai përdori karrige me rrota për më shumë se 4 dekada, derisa një neurolog në 2010-n zbuloi se kishte një sëmundje tjetër që në fakt thjesht sa dobësonte muskujt.

Sëmundja e rrallë mund të trajtohet dhe pas diagnosës së tij të re, Borrego ishte i aftë për të ecur për herë të parë me këmbët e veta dhe për të shkuar në kafen e tij të zakonshme të lagjes.

“Menduam se ishte mrekulli,” thotë Manuel Melao, pronari i kafenesë ku ulet Rufino.

Tani në moshën 61-vjeçare, Borrego jeton një jetë normale me dy trajtime fizioterapike në vit.

EMISIONET