Kallmi, plazhi i “qetësisë”!

Kallmi, plazhi i “qetësisë”!

Ky është plazhi i Kallmit!

Dikur ishte zonë e ndaluar ushtarake, ndërsa prej pak vitesh po tërheq gjithëmonë e më shumë vëmendjen e pushuesve dhe vizitorëve.

Por për të mbërritur aty nuk është e lehtë.

Infrastruktura ka mbetur jashtë vëmendjes së pushtetit vendor, pavarësisht potencialeve të zones.

Rruga është vetëm tre kilometra, por e paasflatuar dhe e mbushur me gropa në të gjithë gjatësinë e saj.

“Automjeteve i bën dëm, e vështirë është goxha”. 

Kallm besohet se rrjedh nga fjala Latine Kalm, paqe, qetetësi. Këtë gjendje turistët thonë se e gjejnë në plazhin mes gjelbërimit.

Por ajo që mungon është dora e institucioneve që cilësojnë tutrizmin prioritet.

“Dhe atëherë privati ka ndërhyrë duke ditur dhe investuar, duke ditur mrekullinë e kësaj zone, që dhe nga emri Kallm, supozohet se vjen nga latinishtja e vjetër 'Kalm', paqe. Këtu është një zonë përrallore, pandaj është edhe park kombëtar. Problemi është se shteti këtu nuk ka ndërhyrë fare”.

Me afrimin e verës, pushuesit në plazhin e Kallmit do të shtohen, por edhe këtë vit mungesa e infrastrukturës mund ta penalizojë që të kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara.

“Të gjithë ata që janë vizitorë dhe që vijnë kryesisht nga jashtë Shqipërisë, nuk e njohin kryesisht pasi nuk është e përfshirë në guidat turistike, për shkak edhe të terrenit të vështirë”.

Zona e Kallmit ofron një ndërthurje të bukur të detit, plazheve ranore dhe shkëmbore, habitateve ujore, diversitetit biologjik, kodrës e gjelbërimit, duke i'u përgjigjur kërkesave për pushime sa më pranë natyrës.

EMISIONET