Kthimi në vendet e punës, emigrantët vijojnë fluksin e largimit pas festave

Kthimi në vendet e punës, emigrantët vijojnë fluksin e

Emigrantët vijojnë fluksin e largimeve në vendet ku jetojnë e Punojnë. Me ritmet më të larta po ikin drejt Greqisë, ku në dy pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës në 24 orët e fundit kaluan mbi 9 200 persona. Fundjava pritet të shënojë nisjen e fluksit të daljeve nga deti

Në të gjithë pikat kufitare, tokësore, detare dhe ajrore, vijon fluksi në dalje i emigrantëve që shqiptarë që kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kaluan festat e fundvitit.

Më ritme më të larta po largohen ata që jetojnë në Greqi.

Në 24 orët e fundit, fluksi pranë pikave të kalimit kufitar në Kapshticë e Kakavijë ka shënuar rritje.

Në Korçë, kanë kaluar traun e doganës rreth 4656 persona, ndërsa kanë hyrë mbi  2300 të tjerë.

Ndërsa në Kakavijë janë regjistruar 4526 shtetas shqiptarë në dalje me 1008 mjete. Po ashtu kanë dalë 479 me 282 mjete

Në orët e mbrëmjes së të enjtes, qytetarët patën ankesa për ritmin e punës së palës greke në hyrje e cila në Kakavijë punonte me 2 sportele.

Fluksi në dalje ka nisur edhe nga portet e Durrësit dhe Vlorës.

Nga Durrësi drejt Italisë kanë dalë 1935 shtetas shqiptarë dhe të huaj ndërsa kanë hyrë 1203 të tjerë. Fluksi i largimeve nga porti më i madh në vend pritet të nisë gjatë fundjavës.

Ndërsa nga Porti i Vlorës bie në sy se në ditët e para të vitit 2018 kanë dalë më shumë pasagjerë nga sa u regjistruan në hyrje.

Vetëm në dy ditët e fundit me tragetet e linjave nga Vlora kanë dalë 11 00 udhëtarë.

Një lajm i mirë për udhëtarët është fakti se cmimet nuk kanë shënuar rritje.

Lëvizje e shtuar raportohet në të gjitha pikat doganore, por nuk ka radhë dhe problematika. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit thotë se ka marrë masa për menaxhimin e cdo situatë që mund të krijohet pranë pikave kufitare në të gjithë vendin.

EMISIONET