Kakavija këtë vit ndryshe

Kakavija këtë vit ndryshe

Fundi i muajit korrik, ka shënuar një fluks të lartë të emigrantëve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Por ndryshe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, këtë sezon, emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi, thonë se nuk janë përballur me rradhë të gjata në doganën e Kakavijës.

"Ishte shumë mirë. Nuk ka rradhë"

Disa prej tyre shprehen se nuk e kishin programuar ardhjen në Shqipëri, por janë detyruar të largohen për shkak të situatës së krijuar në Greqi si pasojë e zjarreve masive. Ata shprehin keqardhje për katastrofën që preku shtetin fqinj dhe rrëfejnë përjetimet e tyre për atë që ndodhi.

Andej vijmë nga zjarret. Ishim afër zonës që u prek.

Nga zjarret në Athinë deri tani është konfirmuar vetëm një shqiptar mes 88 viktimave.

EMISIONET