Ndërsa kampionati është në pritje dhe tifozët po përqëndrohen në Ligën e Kombeve, Milan po bëhet gati të mbyll një transferimi përpara merkatos së janarit. Sipas gazetës prestigjioze braziliane "Globo Esporti", përfshirja e Leonardos ka bërë të mundur që kuqezinjtë të mundin konkurrencën e PSG dhe të arrijnë marrëveshjen me Lucas Paquetá. Mesfushori me tipare sulmuese i Flamengos, që konsiderohet ylli i ri i ri brazilian ka pranuar të nënshkruajë me Djallin.

Gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë. Për PSG ishte një surprizë, pasi prej Neymar prej kohësh ka insistuar për ta sjellë 21-vjeçarin në kryeqytetin francez, por ai zgjodhi Milanin. Negociatat u mbyllën nga Leonardo, me miratimin e trajnerit Gattuso. “Djalli do të paguaj 35 milionë euro plus bonuse për mesfushorin, i cili do t’i zhvilloj vizita mjekësore këtë javë në Itali dhe në janar do të zbarkoj në Milano për të veshur fanellën e kuqezinjve.

Marrëveshja konsiderohet pothuajse e mbyllur dhe vendimtare për zgjedhjen e lojtarit ishte forca me të cilën Milani ka lëvizur në gjurmët e tij dhe mundësinë për të gjetur më shumë hapësirë sesa do të kishte te PSG. Kuqezinjtë shpresojnë ta bëjnë atë ‘Kakën e ri’. ai mund të veprojë në krah të mesfushës në vend të Kessie ose Bonaventura, por edhe në repartin ofensiv duke u alternuar me Suso ose Calhanoglu.

/Ora News.tv/