Kafka që mund të rishkruajë historinë e evolucionit të njerëzimit

Kafka që mund të rishkruajë historinë e evolucionit të

Një kafkë e gjetur në Kinë mund të rishkruajë të gjithë historinë e evolucionit të njerëzimit.

Sipas shkencëtarëve, që kanë studiuar kafkën e rëndësishme dhe të lashtë, ajo provon që teoria ekzistuese mbi mënyrën sesi njerëzit erdhën në botë është e gabuar.

Shumica e antropologëve besojnë se njerëzimi është krijuar në Afrikë rreth 200 mijë vite. Më vonë një grup i tyre, rreth 80 mijë vite më vonë u largua për tu përhapur në të gjithë botë. Por në vend të teorisë se specia jonë është krijuar në Afrikë, studimet e reja tregojnë se njerëzimi ka nisur në të vërtetë në Azinë Lindore.

Ajo çfarë studiuesit sugjerojnë është se mund të ketë qenë një periudhë e lëvizjes së njerëzve nga njëri vend në tjetrin. Njerëzit e hershëm në Azi u shpërngulën në Afrikë. Kjo do të thotë se njerëzit modernë përbëhen nga ADN-ja e paraardhësve nga Azia dhe Afrika, nëse shkencëtarët janë të saktë.

Kafka, e njohur si kafka e Dali, me kaq shumë rëndësi për historinë e njerëzimit, është gjetur 40 vite më parë në Kinë. Ishte një anëtar i specieve të hershme dhe paraardhësi ynë, Homo erectus. Çuditërisht kafka është e paprekur.

EMISIONET