Kafeneja prezanton menu për klientët e veçantë

Një kafene në New York tashmë pret disa klientë të veçantë; qenushët e përkëdhelur të lagjes më luksoze të qytetit. Me një menu të dedikuar, qentë shijuan ditën e tyre kombëtare, teksa pronarët u shprehën entuziastë për këtë shërbim të ri që i ofrohet kafshëve të tyre shtëpiake.

Qentë e llastuar në lagjen shik të New York-ut, Upper East Side, mund të drekojnë tashmë në ajër të hapur me të zotët e tyre. Vero Café prezantoi një menu të frymëzuar për ta, e cila përkoi me Ditën Kombëtare të Qenve në 26 gusht.

Restoranti kishte filluar të shërbente ushqime për qentë më herët gjatë këtij viti, pasi në New York u aprovua ligji që i lejonte ata të hanin në restorante, për sa kohë do të qëndronin në ambjentet e jashtme.

"Më parë ne na lejohej vetëm të shërbenim ujë. Por tani është kaluar ky ligj i ri ku qentë janë të lejuar të qëndrojnë në jashtë dhe ne mund t'i shërbejmë vakte të vogla si pula, qofte, ose edhe pica për qentë, gjëra të këndshme. Jemi duke e përmirësuar vazhdimisht menunë dhe duam të vazhdojmë. Është diçka që ka funksionuar më së miri," është shprehur pronari i Vero Café, Sammy Musovic.

Meuja e të premtes përfshiu pica në vlerën 12 dollarë, qofte 14 dollarë dhe pulë për 9 dollarë.

"Ata kishin fileto viçi, qofte dhe pulë të pjekur dhe e mbaruan çdo gjë. Ishte bukur t'i shikoje," u shpreh Jean Shafiroff.

"Kam mbajtur qen gjatë gjithë jetës time. Mendoj se është diçka e mirë që mund ta marrësh me vete qenin tënd. Ai madje mund të socializojë me ju," është shprehur Gabe Dorado.

Musovic është shprehur se kjo menu ka qenë një sukses i madh për të dhe biznesi i tij është rritur me 30% që kur ai filloi të shërbente pjata për qenushët.

dogs27n-2-web dogs27n-11-web dogs27n-6-web dogs27n-9-web dogs27n-3-web

EMISIONET