Kadiu: Numri i turistëve u rrit për shkak të situatës në Turqi

Kadiu: Numri i turistëve u rrit për shkak të situatës

Deputetja e Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se turizmi në Shqipëri kërkon gjëra minimale, ndërsa shtoi se vitin e shkuar u rrit numri i turistëve për shkak të situatës në Turqi.

Kadiu: Turizmi ynë nuk kërkon gjëra madhore, por elementare. Kërkon ujë, kanalizime, ambiente më të pastra. Kërkon që shteti të mbrojë minimalisht pastrimin e vijës bregdetare.

Secili nga ne e mban mend anijen me naftë që u derdh në vendin tonë. Nuk ka vend në botë që të derdhësh kanalet e ujërave të zeza në bregun e detit. Ne themi duhet parë turizmi dhe këto gjëra elementare do. Në Durrës janë investuar me miliona, e miliona për kanalet e zeza dhe prapë ujërat e zeza derdhen në det.

Para disa vitesh kishim turizmin "patriot", por kjo iku dhe vjen turizmi kureshtar.

Vitin e shkuar u rrit turizmi për shkak të situatës në Turqi.

Problemi është se vjen një herë polaku dhe nuk kthehet më.

EMISIONET