Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu e ftuar në Ora News tha se biznesi i lojërave të fatit nga viti 2013 e deri është pesëfishuar.

Kadiu: Në vitin 2015, qeveria Rama bën një ligj të ri për lojërat e fatit ku për çudinë tonë ripërcakton konceptin e të ardhurave bruto. Në këto dy vjet, Lotaria Kombëtare nuk ishte pjesë e këtyre lehtësirave. Sot pas dy vjetësh, Lotaria Kombëtare bëhet pjesë e këtyre lehtësirave. E vetmja mundësi që shpjegon këtë, Lotaria Kombëtare ka arritur për dy vjet t'i japi pjesën e saj qeverisë Rama dhe njerëzve të Ramës dhe arrin sot të bëhet pjesë e këtyre lehtësirave. Lotaria Kombëtare nëse deri para ligjit, tatimi i fitimit mbi xhiron ishte 10 për qind, sot kjo kompani do të tatohet 15% me të ardhurat e saj bruto.

Operacioni që ndërmorën ata aso kohe ishte "Fundi i Marrëzisë". Në 2013, në Shqipëri numëroheshin 928 pika bastesh, sot në Shqipëri mund të themi janë pesëfishuar. Sot kemi 9230 pika të tilla. Në Shqipëri, vetëm në 2017, shqiptarët kanë lënë në baste 132 mln euro.

/Ora News.tv/