Ekonomisti Besar Kadia i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, radhiti dy shqetësimet më të mëdha të ekonomisë shqiptare në 10 vitet e ardhshme, duke përmendur si shqetësim plakjen e popullsisë dhe ulje demografike të vendit.

Pjesë nga debati: 

Kadiu: Ne kemi dy probleme që do të prishin gjithë skemën e ardhshme të ekonomisë së Shqipërisë. Një është plakja e popullsisë, e gjithë skema e pensioneve do t'i krijojë stres të paparë buxhetit të shtetit. 

Dy është ulja demografike, praktikisht zvogëlimi i popullsisë. Të dyja këto bëjnë që ky borxh që është i lartë për frymë në Shqipëri. Popullsia po tkurret që e bënë më të vështirë shlyerjen e borxhit.  

Ne po hyjmë me sy mbylltas pa i diskutuar në 10 vjeçarin e ardhshëm. Vendimet politike janë sot, por problemet e ardhshme janë financiare.


/Ora News.tv/