Kabo: Në një vend ku shembet godina e Parlamentit, kthehet mbretëria

Kabo: Në një vend ku shembet godina e Parlamentit, kthehet

Pedagogu Përparim Kabo gjatë protestës së radhës së aktorëve përpara godinës së Teatrit Kombëtare, propozoi që e gjithë zona të bëhej kampus teatror, duke theksuar se godina nuk mund të shembej. Ai shtoi se godina e Teatrit të Kukullave, godina e parë e parlamentit shqiptare, do të shembet.

Kapo: Kjo godinë nuk mund të shembet. E kam thënë hapur; nëse një ditë shembet, unë akuzoj, shembet nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri i këtij vendi. Parlamenti nuk mund të heshti, shoqëria civile nuk mund të mbylli gojën, media nuk mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që ngopet me paratë e donatorëve të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë historinë e këtij vendi.

Ideja ime është që e gjithë kjo zonë të jetë kampus teatror, edhe me Teatrin e Kukullave, edhe me cirkun dhe me ish-Estradën që e kanë bërë sa një vrimë. Godina që sot është Teatri i Kukullave, do shembet që ka qenë godina e Parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e Parlamentit, kthehet  mbretëria.

EMISIONET