Sezoni futbollistik është ende në aktivitet dhe po luan javët e fundit të saj, por ndërkohë skuadra të ndryshme po mendojnë për merkaton.

Njëra prej skuadrave më aktive këto ditë është Manchester United, me Jose Mourinho që po përpiqet të tundojë kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci.

“Djajtë e kuq” janë në treg për një qendërmbrojtës dhe gazeta italiane “Tuttosport” raporton se Bonucci është synim i Mourinho-s që ka biseduar me mbrojtësin italian.

Bonucci kaloi te Milani për 40 milionë euro, por problemet ekonomike mund ta detyrojnë Milanin që të shesë lojtarë gjatë verës.

Sipas gazetës italiane, Milani nuk do të dëgjojë oferta më të ulëta se 40 milionë euro për mbrojtësin, shifër që vështirë se United mund ta paguaj.

/Ora News.tv/