"U shua i qetë pas një sëmundje të rëndë që ishte përkeqësuar gjatë muajve të fundit",- ka komunikuar familja e dy djemtë e tij adoptiv , me një notë zyrtare.

I lindur në qytetin e Firences më 12 shkurt 1923 , Gian Franco Corsi Zeffirelli e nisi karrierën artistike si ndihmës i regjizorit Lucino Visconti.

Në vitet '50 debuton si regjizor në skenën teatrale e në kinematografi.

Ka realizuar regjinë e skenografinë e filmave të sukseshëm si "Traviata", "Cavelleria Rusiticana", "Romeo e Giulietta", "Homazh Romës", "Otello", "Kampioni", "Maria Callas", "Dashuri pa fund", "Hamleti", "Jane Eyre", "Një caj me Musolinin",  "Jezus i Nazareth", "Callas forever" etj,

Më vitin 2017 realizoi veprën e tij të fundit "Zeffirelli's Inferno" një film me metrazh të shkurtër që frymëzohet nga koncepti i tij personal mbi Ferri i Dantes.

Në karrierën e tij Franko Zefirelli është vlerësuar me disa cmime "David di Donatello" . Më 1969 ishte kandidat për çmimin Oscar me regjinë e filmit "Romeo e Giulietta".

Më 2009 është vlerësuar me çmimin "Koloseu" për filim "Homazh Romës".

Më 2002 është nderuar me çmimin e karrierës "Anna Magnani", e më 1982 është vlerësuar me dy Emmy Award si regjizori më i mirë me filmat "Cavalleri Rusticana" e "Pagliacci".

Homazhet për nder të tij do të mbahen në Bashkinë e Romës, ndërsa varri do të prehet në qytetin e tij të lindjes në Firneze.

/Ora News.tv/