Dermatiti atopik është një temë që në ditët e sotme është shumë aktuale, sidomos në stinën e dimrit.

Atopia është predispozitë e brendshme e individit për të  shfaqur reaksione alergjike, hiperndjeshmëritë e lëkurës.

Dermatologia e njohur Dr. Monika Fida ka folur në emisionin shëndetësor ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka treguar se sëmundja, në 50% të rasteve shfaqet në 5 vjecarin e parë të jetës.

Një prej karakteristikave të dermatitit atopik është lëkura e thatë që bëhet në mot të ftohtë, e cila është e trashëguar.

Doktoresha shpjegoi se të prekurit e kësaj sëmundje kanë një predispozitë për të shfaqur astmë bronkiale dhe rinitin alergjik.

Ndiqni videon e emisionit për të kuptuar lidhjen e demratitit me astmën si dhe faktorët që e shkaktojnë këtë sëmundje.

/Ora News.tv/