A ka frikë presidenti Ilir Meta nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama disa herë në deklaratat e tij në mitingjet elektorale por dhe në deklarata të tjera publike thotë se opozita por dhe  Meta ka frikë nga SPAK.

Në konferencën e sotme për shtyp Meta u shpreh:  Kam unë frikë?! Unë nuk besoj ta ketë thënë, sepse nëse ka ndonjë njeri në Shqipëri që e di që unë nuk kam frikë nga asgjë është zoti Rama. Së dyti është ambasada amerikane. Të paktën ish ambasadori Lu këtë e di shumë mirë.

Së treti ka ndonjë tjetër që nuk e di këtu në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia që kam para popullit shqiptar në detyrat që unë kam dhe në detyrat që unë kam. Dhe detyra që unë kam është shumë e lartë.  Dhe populli shqiptar duhet ta dijë që reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus dhe nëse sot Shqipëria prej disa vitesh ka rekomandim pozitiv për çeljen e negociata e ka nga ajo luftë që kam bërë dhe atij imponimi për të arritur atë konsensus, përndryshe Shqipëria as rekomandimin për çeljen e negoicatave sot nuk do ta kishte.

/Ora News.tv/