Ka 90% të mbuluar me tatuazhe dhe nuk ka ndërmend të ndalojë!

Një djalë është aq i apasionuar pas tatuazheve sa ka 90% të trupit të mbuluar me shkrime dhe shenja të ndryshme, disa prej të cilave gjenden dhe brenda syve të tij.

Pamja e Adam Curlykale nuk është aspak e zakontë dhe e njëjtë me atë të tjerëve, por 32-vjecari ka lajmëruar se nuk ka mbaruar akoma.

“Gjithmonë e dija që isha ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ngjyra ime e preferuar ka qenë gjithmonë gri, në nuance të ndryshme dhe kjo është arsyeja përse trupi im ka këtë pamje. Unë i dizenjon tatuazhet e mia sepse është trupi im. Kam një vizion specifik për veten time dhe do ta bëj hap pas hapi. Jeta është shumë e shkurtër kështu që ndalova së kërkuari cfarë do ndodhë nesër. Jeta është këtu dhe tani”, tha ai.

Tatuazhin e parë e bëri në krahun e tij kur ishte 20 vjec dhe shkruante një mesazh të shkurtër: “Unë jam.”

Ai i bën vetë tatuazhet e tij dhe përdor mikun e ngushtë për rastet që nuk i arrin dot vetë. Dëshira e tij më e madhe është të mbushë 99% të trupit me tatuazhe, por pjesa që nuk do preket do mbetet sekret.

Adam ka treguar që pamja e ka ndihmuar për të fituar vetëbesimin pasi ishte i diagnostikuar me kancer dhe ka vuajtur disa probleme mendore.

EMISIONET