Juventusi nuk dorëzohet, gati tentativa për Marcelo-n

Juventusi nuk dorëzohet, gati tentativa për Marcelo-n

Pista që dërgon mbrojtësin e Realit të Madridit, Marcelo te Juventusi nuk është shuar ende. Kjo, pasi e përditshmja torineze "Tuttosport" ka pohuar se drejtuesit bardhezi do të tentojnë të arrijnë akordin me yllin brazilian gjatë merkatos së ardhshme të verës.

Duke iu referuar këtyre burimeve, dështimi i Realit për të fituar tituj të rëndësishëm gjatë këtij sezoni pritet të shtyjë mbrojtësin drejt Seria A dhe konkretisht Juventusit që shpreson te ribashkimi i tij me Ronaldon.

Marcelo ka kaluar 11 vitet e fundit në Bernabeu, me gjithsej 33 gola duke u shënuar në 455 paraqitje për kampionët evropianë. Momentalisht Marcelo ka ende katër vjet të mbetura në kontratën e tij në kryeqytetin spanjoll.

EMISIONET