Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, nuk është gati për Tottenhamin. U raportua ditë më parë se numri 10 i “Zonjës së Vjetër” do t’ia dalë mban me shqetësimin muskulor që ka, por edhe zyrtarisht ai nuk është ftuar për sfidën e Ligës së Kampionëve.

Juan Cuadrado, Benedikt Howedes, Andrea Barzagli dhe Blaise Matuidi gjithashtu janë të lënduar, ndërsa Stephan Lichtsteiner nuk është ftuar pavarësisht se është shtuar në listën e Ligës së Kampionëve.

Allegri ka ftuar 19-vjeçarin Simone Muratore.

Lojtarët e grumbulluar për sfidën me Tottenham

Buffon, Pinsoglio, Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Rugani, Pjanic, Khedira, Marchisio, Asamoah, Sturaro, Bentancur, Muratore, Higuain, Douglas Costa, Mandzukic, Bernardeschi.

/Ora News.tv/