Juventus- Tottenham, flet Allegri pas shortit

Juventus- Tottenham, flet Allegri pas shortit

Shorti i sotëm i Uefa Champions League përballi kampionët e Italisë, Juventus me anglezët e Tottenham.

Pas shortit, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri e vlerëson tepër Tottenhamin.

"Wembley na pret, një nga tempujt e shenjtë të këtij sporti. “Spurs” janë të rinj dhe të talentuar, por nëse ne do të jemi Juve e vërtetë, atëherë do të kemi sukses”, shkroi Allegri në Twitter.

Ndeshja e parë do të luhet në Torino, ndërsa e kthimit në Londër.

EMISIONET