Juventus "sfidon" Barçën e PSG-në për mbrojtësin holandez

Juventus "sfidon" Barçën e PSG-në për

Lumë interesimesh për mbrojtësin e Ajax-it, Matthijs de Ligt.

Sipas asaj që shkruan "Diario Sport", Juventusi është skuadra e fundit që futet në garë për të firmosur me holandezin, pasi më parë interes kanë shfaqur klube si PSG, Inter dhe Roma.

Duke iu referuar këtyre burimeve, agjenti  i mbrojtësit Mino Raiola i ka ofruar klientit të tij kampionëve të Italisë.

19-vjeçari është kthyer në një profil mjaft të lakmueshëm, duke luajtur 77 takime për klubin nga Amsterdami, ndërsa 11 herë ka veshur fanellën "tulipane", duke u aktivizuar me Holandën.

Është e mundshme që çdo marrëveshje do të jetë e shtrenjtë me kontratën e mbrojtësit që skadon në vitin 2021, me Ajax që mban opsionin për të rinovuar atë me një vit tjetër.

EMISIONET