E ardhmja e Emre Can do të mësohet menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Sipas "Goal.com" Can do të vendos pas ndeshjes që "The Reds" do të luajnë përballë Realit të Madridit në finalen e madhe të Kiev-it, me Juventusin që është skuadra më e interesuar.

Madje, gazetari i "Goal" Romeo Agresti raporton se mes lojtarit dhe klubit bardhezi është arritur një marrëveshje,  me palët që kanë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milion euro në sezon, plus bonuse.

Sipas të gjitha gjasave, bardhezijtë nuk do të njoftojnë marrëveshjen me futbollistin, para përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, por sapo të përfundojë takimi, Can mund të fluturojë në Torino për të kryer vizitat mjekësore me bardhezijtë dhe për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

/Ora News.tv/