Juventus për "pazar" tek PSG, shenjëstron Meunier

Juventus për "pazar" tek PSG, shenjëstron Meunier

Thomas Meunier në radarët e Juventusit.

Sipas "Rai Sport" bardhezijtë janë vënë në gjurmët e mbrojtësit belg të Paris Saint Germain që shikohet si zëvendësuesi ideal i Stephan Lichtsteiner, i cili pritet t'i japë "lamtumirë" Torinos në fundin e sezonit aktual.

PSG duhet të shesë lojtarët në verë, pasi ata kanë nevojë për të përmbushur përgjegjësitë financiare të Fair Play pas nënshkrimit të Neymar për 222 milion € verën e kaluar dhe Munier është njëri prej të sakrifikuarve të ekipit parisien.

Kartoni i 26 vjeçari pritet t'i kushtojë arkave të klubit italian rreth 30 milionë euro.

EMISIONET