Juventus nuk ndalet së kërkuari titullin e Seria A të fituar në sezonin 2005-2006. Titulli, i cili i kaloi Interit për shkak se bardhezinjtë u përfshinë në skandalin e njohur botërisht si Calciopoli.

Juventusi ka pasur disa apele të ndryshme për të rikthyer titujt, ose të paktën trofeun e mëvonshëm të marrë nga rivalët e tyre, Inter. Pasi veprimi më i fundit ligjor u refuzua, sot klubi zyrtarisht paraqiti një apel tjetër në tribunalin e Kolegjit të Garancisë Sportive.

Shumica e ankesave nuk kanë të bëjnë me vetë çështjen, por mbi atë se kush e merr vendimin për të vendosur. Juventus ka revokuar dy titujt e sezonit 2004-2005 e 2005-2006 të cilat iu dorëzuan Interit.

Kjo për faktin se Milani, i cili kishte përfunduar i dyti, ishte gjithashtu i lidhur me këtë skandal, së bashku me Lazio, Fiorentinën, Regginën dhe Arezzon.

/Ora News.tv/